Rënia e numrit të anesteziologëve sfidë për SHSKUK-në, diskutohet në Komision
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/komisioni.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 28 September 2022
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi, theksoi se nga gushti kur ka marrë këtë pozitë ka probleme të shumta që ka identifikuar dhe ia ka prezantuar bordit.
Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi ka deklaruar se asgjë nuk është jashtë kontrollit dhe janë në koordinim me Ministrinë e Financave.
Ajo është pyetur nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, se “a e gjeti mirë apo keq SHSKUK-në”.
“Unë kam interes që problemet që janë akumuluar me kohën të zgjidhen në afat të shkurtër. E gjeta ashtu siç është…buxheti është sfidë për momentin dhe ka rezultuar nganjëherë me vendime që duhet të merren aty për aty. Nuk është asgjë jashtë kontrollit dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.
“Punët e mirë intensive ka qenë Onkologjia. E kam bërë një analizë dyjavore duke konsultuar edhe mjekë nga jashtë. Këtu ka ndodhur një mos planifikim i mirë nga ish menaxherët. Është planifikuar një numër i barnave dhe të njëjtit kanë filluar jashtë protokollit…kam kërkuar që të bëhen kartelat e pacientëve që t’ ju ipet terapia, se për mua ka qenë e çuditshme që nuk kanë kartela”, ka shtuar ajo.
Ajo ka shtuar se ka disa departamente që ka lista më të gjata të pritjeve.
“Sfidë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve. Po pres një plan prej drejtorit, jo çdo klinikë me pasë anesteziolog. Ka edhe opsione tjera që jemi duke diskutuar”, ka shtuar ajo.
Para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi po raporton edhe kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi./KP/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Serbi i arrestuar për spiunazh kishte qenë polic i Kosovës
Të mërkurën mbrëma, Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person për spiunazh....
-
Mandatet në rrezik, deputetët e Listës Serbe rikthehen në seancë
Deputetët e Listës serbe sot janë paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të...
-
Thirrje që të mos votohet Projektligji për KPM-në: LVV do që ta “kap” sektorin medial
Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kus...
-
Policia shqipton 1676 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1676 g...
-
Sot po diplomojnë 16 kadetë të rinjë të FSK-së, Maqedonci: Ndihem krenar me zhvillimin profesional të tyre
Sot po mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata e vitit...
-
Kupchan: Dy kërkesat e Kurtit të arsyeshme, por s`ka zgjidhje me ultimatume
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Ko...
-
Drejtori i policisë viziton veriun, vendos lule tek vendi ku u vra Enver Zymberi
Drejtori i policisë Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij e ka vizituar ver...
-
Samiti i BE-së: Zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut në agjendë
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten...
-
U aksidentua me motoçikletë, humb jetën një person në Viti
Një person ka humbur jetën në viti, pasi i njëjti është aksidentuar me moto...
-
Qeveria harron Trepçën, minatorët mbesin pa paga
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të vinte në pushtet ishte zotuar ...
-
Moti i ligë, dje u anuluan gjashtë fluturime nga Aeroporti “Adem Jashari”
Gjashtë fluturime të cilat ishin paraparë të realizoheshin dje nga Aerporti N...
-
Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për testin e arritshmërisë e s’u kthye më
Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj....