Mesazhi i ambasadores izraelite për Vitin e Ri Hebre
Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 25 September 2022
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka uruar festën e Rosh Hashana, Vitin e Ri hebre.
Ajo thotë se kjo periudhë reflektimi na fton të pyesim se si mund t’i bëjmë gjërat më mirë në vitin e ardhshëm, për veten tonë, për familjet tona, për komunitetet tona dhe për vendet tona.
Letra e plotë:
Të dashur miq,
Festa e Rosh Hashana, Viti i Ri hebre është një festë reflektimi.
Ndërsa viti aktual mbaron dhe viti i ri është gati të fillojë, ne kemi dhjetë ditë, deri në Ditën e Pendimit – (Yom Kipur), për të reflektuar mbi jetën tonë, veprimet tona, besimet tona dhe të kërkojmë falje nga ata që kemi lënduar si dhe për të vënë në testim veten dhe marrëdhënien tonë me Krijuesin tonë.
Lutemi që të pranohemi në “Librin e Jetës” për vitin që vjen.
Kjo periudhë reflektimi na fton të pyesim se si mund t’i bëjmë gjërat më mirë në vitin e ardhshëm, për veten tonë, për familjet tona, për komunitetet tona dhe për vendet tona.
Për Izraelin dhe Kosovën ky vit i fundit ishte një vit i ndërtimit të themeleve të marrëdhënieve.
Për mua personalisht, ky ishte një vit emocionesh, sfidash dhe ndryshimesh.
Ishte një nder i madh të emërohesha ambasadore e parë i Izraelit në Kosovë, që nga vendosja e marrëdhënieve në shkurt të vitit 2021.
Është një nder i madh për mua t’ju drejtohem në vitin e ri hebre të parë që po festojmë së bashku.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj Flori Zevin për organizimin e kësaj darke, si dhe Hotel Sirius dhe Lisi Corporation për mbështetjen e darkës.
Ju uroj juve dhe familjeve tuaja një vit të mbushur me lumturi, shëndet të mirë dhe begati.
Gjithashtu dëshiroj t’u uroj popujve tanë një vit afrimi, njohjeje më mirë me njëri-tjetrin, një vit kontakti, një vit bashkëpunimi, një vit projektesh dhe ndërmarrjesh të përbashkëta, një vit ndërveprimesh biznesi, një vit shkëmbime kulturore, vit turizmi dhe mbi të gjitha vit paqeje dhe prosperiteti si për rajonet ashtu edhe për popujt tanë!
Gëzuar Rosh Hashanah! – Shana Tova U Metuka !
Tamar Ziv,
Ambasadore e Izraelit në Republiken e Kosovës.
Të tjera
-
Plani i tranzicionit të FSK-së: Nis gjenerimi i opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore
Ministria e Mbrojtjes thotë se ka filluar me gjenerimin e opsioneve për ndërt...
-
Vdẹs këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
S.K, 60 vjeçar është goditur dje nga një veturë në Prizren. Ai ka vdek...
-
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë më të mirë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas hedhjes së shortit ku PDK m...
-
Ambasada e SHBA-së bënë thirrje për masa aktive në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë sot thirrje që t’i bashk...
-
Tërhiqet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit
Është tërhequr shorti për renditjen e partive politike që do të marrin pjesë ...
-
Tri ministritë që prijnë me raste të korrupsionit
Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëv...
-
Berisha: SPAK-u organizatë kriminale, masa e sigurisë do të më shtojë votat si Donald Trumpi
Sali Berisha u paraqit paraditen e së hënës në ambientet e SPAK-ut për ta zba...
-
KMDLNj: Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, nuk treguan as interesimin më të vogël për t’i vizituar të arrestuarit në Hagë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër...
-
Specialja edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë javën tjetër
Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja), me seli në Hagë, edhe këtë jav...
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton të gjithë shqiptarët: Me 15 janar, të ndizen qirinj në cilindo shtet që jetoni
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka ftuar të gjithë shqiptarët që m...
-
Përditësohen të dhënat- pritjet në Merdar po zgjasin më shumë se tri orë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet ...
-
Shpërthimi i fisheḳzjarreve në Prizren: 25-vjeçari në gjendje të rëndë (PAMJE)
Viti i ri nuk nisi mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve pirotekn...