Kompania amerikane e veturave elektrike “Rivian” në Serbi, do të punësohen 200 inxhinierë
Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 22 September 2022
RIVIAN, prodhuesi i automjeteve elektrike aventureske zyrtarisht njoftoi sot se po hap qendrën e saj në Beograd me qëllim të punësimit të stafit teknik lokal dhe inxhinierëve nga industria e automobilave.
Ideja është që qendra fillimisht të punësojë rreth 200 inxhinierë që do t’i japin kompanisë mbështetje shtesë në zbatimin e shërbimeve kryesore të Rivian në treg. Vendet e punës do të jenë në fushën e teknologjive të avancuara që lidhen me industrinë e automobilave, të tilla si harta, infotainment, sisteme të avancuara të asistencës së shoferit dhe shërbime IT.
Kompania në Serbi do të operojë me emrin Rivian SE Europe doo Beograd.
Rivian u themelua në vitin 2009, kompania projekton dhe prodhon automjete elektrike aventure – për tregjet e konsumit dhe komercial. Modelet e para të automjeteve për tregun e konsumit janë R1T, një kamionçinë për pesë pasagjerë, i cili u shpall automjeti më i mirë në kategorinë e tij dhe R1S, një SUV për gjithsej shtatë pasagjerë.
Automjetet e përmendura janë një kombinim i performancës së shkëlqyer, dobisë dhe efikasitetit. R1T dhe R1S janë të pajisura me sisteme të teknologjisë së avancuar, duke përfshirë elektronikën e automjeteve, baterinë, makinën elektrike, shasinë, Sistemin e Ndihmës së Përparuar të Shoferit (ADAS) dhe drejtimin dixhital.
Cindy Nikola, nënkryetare e departamentit të punësimit në Rivian, tha ekskluzivisht për Netocracija se janë shumë të emocionuar për hapjen e qendrës së teknologjisë në Serbi, shkruan novosti.rs, transmeton Gazeta Express.
“Jemi shumë të emocionuar për hapjen e qendrës sonë teknologjike në Serbi. Dëshira jonë është që këtu të krijojmë një qendër teknologjike moderne që do të kontribuojë në sjelljen e produkteve dhe shërbimeve lider në tregun botëror. Mezi presim që të fillojmë rekrutimin në Serbi duke hapur pozita për personel të kualifikuar në rajon”, tha ajo.
Kujtojmë se sot president serb Aleksandër Vuçiq në takimin që pati me këshilltarin e presidentit amerikan Biden, Jake Sullivan, tha se ky i fundit është në dije që kompania amerikane Rivian po shkon në Serbi.
Të tjera
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshim...
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...