Kurti replikon me opozitën rreth deklaratës për luftë: Kam thënë mund të ketë, dëgjojeni intervistën deri në fund sepse ka qenë akuzë ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 22 September 2022
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po vazhdon debati për grevën në arsim, ka pasur replika në mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të opozitës.Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur replikës së deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj e cila ia përmendi deklaratën për luftën, iu drejtua se “ajo ka qenë akuzë ndaj Serbisë.
“E dimë që për fjalime je ekselencë dhe nuk ta kalon askush. Me qenë kryeministër nuk më kish zënë gjumi tu mëndu çka je tu ju ba shkollave publike. Në vend që të frikësosh popullin se do të ketë luftë në Ballkan që vëmendja me u shpërqendrua prej grevës. Me këto deklarata po e dëmton subjektivitetin e Kosovës”, iu drejtua Kadrijaj, Kurtit.
Kurti kërkoi që kur ai flet për luftë, intervista të dëgjohet deri në fund.
“Unë nuk kam thënë zonja deputete që do të ketë luftë, por kam thënë mund të ketë luftë…Është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ki 48 baza të përparme ofensive rrotull Kosovës, 28 ushtarake e 20 të xhandarmërisë me thanë që nuk do të ketë kurrë luftë, është gabim. E dyta kur unë them mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund se ajo është akuzë ndaj Serbisë, nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë. Kush e bënë luftën, e bënë Serbia”, tha Kurti.
Kryeministri pati edhe një replikë me deputetin e PDK-së, Ferat Shala i cili kërkoi nga Kurti që të ndërroj qasjen e tij “shumë zyrtare” karshi grevistëve, duke i kujtuar kohën kur ai ishte në opozitë dhe kishte përdorur gazin lotsjellës.
“Kur e dëgjova kryeministrin sot tu fol për relacionet zyrtare të komunikimit me grevistët. Një Albin Kurt që nuk ka lënë as zyrtar, sindikalist, grevistë e as politikan pa fy e denigrua e pa e lag me ujë e i ke gjuajtur me gaz lotsjellës në këtë sallë…Shumë mu ke ba zyrtar me sindikatat kryeministër, lëshohu pak në të kaluarën tënde, leje zyrtaritetin tënd se ta njohim”, tha Shala.
Kurti iu përgjigj duke thënë se kurrë nuk ka qenë radikal për nga karakteri, por për nga tema.
“E kam thënë edhe më herët unë skam qenë kurrë radikal për nga karakteri por për nga tema. Arsyeja pse nuk kam nevojë me qenë radikal nuk është pse nuk jam bërë kryeministër, është sepse nuk është nuk është Zajednica tu u ratifiku më këtu. Zajednica vinte këtu, prandaj vinte gazi lotsjellës. Nuk ka Zajednic nuk ka gaz lotsjellës”, tha Kurti.
Të tjera
-
Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet...
-
Mot me diell në pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java në vijim para...
-
Dyshohet për vjedhjen e një motoçiklete në Prishtinë
Një person ka raportuar në polici se i është vjedhur motoçikleta. Policia ...
-
Moisiu: Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes
Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, ...
-
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
46 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 15 nga to j...
-
E rëndë: Vajza sụlmon nënën në Fushë Kosovë
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Një gr...
-
Harris vazhdon të kritikojë Trumpin për të drejtat e abortit gjatë tubimit në Gjeorgji
Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, vazhdoi të kritikojë Donald Trum...
-
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se kanosi policët në Gjakovë
Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur verbali...
-
Gruaja dyshohet se sụlmoi burrin në Pejë
Një grua në Pejë dyshohet se ka sulmuar burrin e saj, të premten. “Nuk rap...
-
Dhụnohet një person në një vilë në Novobërdë, policia jep detaje
Dhunohet një person, dyshohet se rasti ndodhi në një vilë në Novobërdë Një...
-
Drenas, një i maskuar ia grabiti paratë një burri në një pompë derivatesh
Policia ka raportuar se një person i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fo...
-
Punëtorë të KEK-ut paralajmërojnë protestë për të enjten
Punëtorët e KEK’ut kanë paralajmëruar protestë për të enjten. Kjo për shkak t...