Lajme

Kurti flet për atentatin që u planifikua ndaj tij: Nuk e di sa jam i sigurt, por ndihem i sigurt

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 21 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për planin për vrasjen e tij, të deputetit Xhavit Haliti dhe ish-komandantit Ismet Haxha. Kurti tha se ndihet i sigurt dhe se organet e sigurisë janë ato që vendosin masat.

Tutje, ai tha se ka qenë në dijeni të planit për tri atentatet por se sipas tij, publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi “ ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është që të mos bëhet publike”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

“Unë sa jam i sigurt nuk e di, por mund ta konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt vendosin organet e sigurisë të cilët i marrin masat adekuatë. Është e vërtetë që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet por e keni parë edhe nga informacionet që kanë dalë unë e kam ditur shumë më herët që qëllimi ishte frikësimi i popullësisë, destabilizimi i vendit, andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin, prandaj me të drejtë besoj që kemi vlerësuar që më mirë është që të mos bëhet publike, por çfarë masash merren në vijim edhe karshi planifikuesve të atentateve, edhe tash planifikuesit se di a kanë qenë një a më shumë, dhe sa i përket masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët shtetëor janë organet e sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti, transmeton Express.

-Advertisement-

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera