Mancini projekton ndryshimin e skemës ndaj Anglisë dhe Hungarisë
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 20 September 2022
Italia po përgatitet seriozisht për angazhimin e dyfishtë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e kaltër do të përplaset me Anglinë dhe Hungarinë në disa sfida që mbyllin rrugëtimin në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Për Roberto Mancinin dhe të besuarit e tij, që aktualisht janë të tretët në Grupin 3 me pesë pikë të grumbulluara në katër ndeshje, janë dy përballje ku duhet shkuar në formën më të mirë sportive.
Italia do të ketë mungesa të rëndësishme si Chiesa, Berardi, Insigne, Spinazzola dhe Verratti, çka e detyron trajnerin të planifikojë edhe ndryshimin e rreshtimit taktik.
Mancini mund të heqë dorë nga 4-3-3 (rreshtimi me të cilin projektoi ekipin që u bë kampion i Evropës), për të kaluar në 3-5-2.
Vetë trajneri, duke folur në konferencë për shtypin, nuk e përjashtoi këtë hipotezë.
“Frika ime është se duke ndryshuar skemën, skuadra do të zgjatet pak. Ne nuk jemi shumë të fortë nga pikëpamja fizike dhe duhet të driblojmë, por nuk e përjashtoj mundësinë që të shkojmë në rreshtimin 3-5-2”.
Në rast ndryshimi të skemës, Toloi mund të kompletonte treshen mbrojtëse me Bonuccin dhe Bastonin, ndërsa Di Lorenzo dhe një mes Dimarcos dhe Emersonit do të mbulonin krahët. Në sulm, nisur nga konfirmimi i Immobiles, Raspadori mund të jetë partneri i sulmuesit të Lazios.
Të tjera
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...