Caktohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 13 September 2022
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.B, nën dyshimin për veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentative”dhe armbëbajtje pa leje.
Sipas komunikatës nga gjykata, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, meqë egziston rreziku se i njëjti në mënyrë direkte apo indireke mund të ndikoj tek dëshmitarët.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se tani është faza e hetimeve ku duhet të vërtetohet motivi i cili tani për tani është i panjohur, më pas duhet të sigurohet raporti mjeko-ligjor lidhur me natyrën e lëndimeve trupore, mjetin dhe pasojën e shkaktuar për të dëmtuarin, kanë për tu siguruar raporte, ka për tu ftuar dhe dëgjuar i dëmtuari, i cili për shkaqe të rënda shëndetësore nuk ka pasur mundësi të deklarohet, kanë për tu dëgjuar dëshmitaret si dhe vetë të pandehurin, ashtu që me gjetjen e mundshme te të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti në mënyre direkte apo indirekte mund të ndikoj tek dëshmitaret në drejtim të dhënies së dëshmive në favor të tij”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, ku i pandehuri veprën penale e ka kryer në shtëpinë e tij ku në mënyrë dinake dhe me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta viktimën e më pas të njëjtin ta marr dhe ta dërgoj në hapësirën në të cilin I pandehuri kishte hapur një varr me qëllim të varrosjes dhe zhdukjes së gjurmëve të krimit, më pas duke pas parasysh edhe raportet miqësore në mes të familjes së të pandehurit dhe viktimës dhe nga momenti i kryerjes së veprës penale këto raporte janë acaruar, të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme te të pandehurit në liri i njëjti mund ta përfundoj veprën e mbetur në tentativë apo ta kryer një vepër tjetër penale”.
“Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...