Nuk po gjen qetësi, një tjetër denoncim për abuzim seksual në adresë të Ricky Martin
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 12 September 2022
Problemet ligjore të Ricky Martin duket se po grumbullohen të gjitha bashkë pasi ai tani po përballet me një denoncim të dytë për sulm seksual që u paraqit të premten e kaluar.
Reputacioni i Ricky-t mund të jetë dëmtuar për shkak të pretendimeve të nipit të tij se Ricky e ka sulmuar seksualisht, megjithatë, Ricky kohët e fundit e paditi nipin e tij për ato që ai tha se ishin akuza të rreme për abuzim seksual.
Policia nuk ka dashur të bëjë të ditur emrin e personit. Denoncimi u depozitua të premten në një stacion policie në San Juan, Porto Riko. Edward Ramirez i cili është zëdhënësi i policisë iu drejtua shtypit dhe përmendi se informacioni duke përfshirë se kush e ka bërë denoncimin dhe detajet e akuzave nuk janë publike, duke pasur parasysh natyrën e denoncimit.
Dennis Yadiel Sanchez Martin është ai që ka paraqitur denoncimin. Një person i cili nuk ishte i autorizuar për të diskutuar rastin konfirmoi se nipi i Martinit, Dennis Yadiel Sanchez Martin, kishte paraqitur denoncimin. Top Albania Radio shkruan se personi tha se ankesa nuk shkakton automatikisht një arrestim sepse incidenti i supozuar nuk është i fundit, duke shtuar se policia do të hetojë dhe përcaktojë nëse akuzat janë të justifikuara.
Ndërkohë Ricky Martin akuzon nipin e tij për zhvatje. Sanchez më parë kërkoi një urdhër ndalimi kundër Martin në korrik, por një gjykatës e pushoi çështjen pasi Sanchez pranoi nën betim se nuk ishte sulmuar kurrë seksualisht nga këngëtari. Flavia Fernandez, një zëdhënëse e Martin, përmendi se ekipi i tij ligjor është duke e vlerësuar situatën dhe nuk po jep komente publike në këtë moment.
Të enjten, avokatët e artistit ngritën një padi kundër nipit të tij, të cilin e cilësuan si “të trazuar”. Ata e akuzuan atë për zhvatje, ndjekje penale me qëllim të keq dhe dëmshpërblim. Në lidhje me të gjithë këtë ngjarje Ricky Martin ka humbur të paktën 10 milionë dollarë. Ata thanë se akuzat e Sanchez i kushtuan Martinit të paktën 10 milionë dollarë në kontrata dhe projekte të anuluara, plus 20 milionë dollarë të tjera dëmtime për reputacionin e tij.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...



























