Pamje nga baza e re e Policisë së Kosovës në Zubin Potok, që dje u vizitua nga Kurti
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 07 September 2022
Policia e Kosovës tashmë është me bazë të re në Jasenovik të Komunës së Zubin Potokut.
Një ditë më parë kjo bazë është vizituar nga kryeministri i vendit, Albin Kurt, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pikërisht dje, në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymberi, i cili ka rënë në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe ligjërisht në Republikën e Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqetë me lule në veri, në vendin e rënies në detyrë të pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, thuhet në njoftim.
Kurti dhe ministri Sveçla gjithashtu kanë vizituar edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, si dhe kampin e Njësisë Speciale Belveder në Mitrovicë.
Lidhur me vizitën e Kurtit dhe Sveçlës në këtë bazë, kanë reaguar nga Serbia.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës”.
Sipas tij Kurti këtë vizitë e bëri “tinëz”, teksa e ka krahasuar me atë të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.
Të tjera
-
Tahiri zotohet se do të kërkoj llogari në Kuvend për raportin e “Reporterëve Pa Kufij”
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...
-
Dy persona tentuan t’ia vënë flἀkën shkollës “Meto Bajraktari”, reagon Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës, ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të...
-
Politikani gjerman nuk përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe
Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpë...
-
Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhṷnës sẻksuale, shqetësuese devijimi social
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksua...
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...
-
Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të ...
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...