Lajme

Politika e jashtme në rënie të lirë, thotë Hoxhaj

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 06 September 2022

Politika e jashtme e Kosovës është në rënie të lirë, u ankua ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.

Që nga njohja e fundit nga shteti i Izraelit që buroi nga Marrëveshja e Uashington-it, atëbotë në qeverinë Hoti, Hoxhaj tha se u bënë dy vite të asnjë lëvizje tjetër.

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, shkroi Enver Hoxhaj në Facebook.

-Advertisement-

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës këtë vit, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar se më së largu deri në Krishtlindje, do të aplikojnë për statusin e vendit kandidat edhe në BE.

Ndonëse një prosopekt i tillë për BE-në, është më problematik, duke qenë se pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, një mundësi e mirë e njohjes nga Greqia u interpretua të jetë shpenzuar huq, e që sipas njohësve të çështjeve diplomatike, kishte të bënte me politikat energjetike të gazit, por që Kosova u tërhoq nga ai projekt.

Kosova mbetet jashtë BE-së, jashtë NATO-s, jashtë OKB-së, dhe jashtë shumë organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Serbia, në anën tjetër, ka vazhduar lobimin për çnjohjen e Kosovës, për çka kanë thënë se kanë siguruar edhe katër e më shumë çnjohje të reja, ndonëse kanë thënë se nuk i bëjnë të ditura emrat.

Statusi i Kosovës në nivelet më të larta ndërkombëtare mbetet ende i lidhur me dialogun me Serbinë, nga e cila kërkohet një marrëveshje përfundimtare, përmes të cilës Kosova do të shkonte drejt përkryerjes dhe finalizimit të shtetësisë së saj.

Pesë shtetet e BE-së kanë argumentuar se çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës do ta trajtojnë varësisht nga rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi, por se deri atëherë nuk e njohin.

Në anën tjetër, aktiviteti diplomatik kosovar, nuk është parë të ketë korrur ndonjë rezultat me ardhjen në krye të shërbimit të jashtëm të ministres Donika Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera