Lajme

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 04 September 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar dy tentime për kontrabandim, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit thuhet se në rastin e parë të parandalimit janë kapur mallra ushqimore ndërsa në rastin e dytë vaj hidraulik.

“Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako. Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftimin e doganës.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve është inicuar procedurat kundërvajtese doganore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera