Lajme

Dy persona sulmojnë dy policë në Skenderaj, njëri dërgohet në spital pas lëndimeve të marra

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 04 September 2022

Dy persona kishin kanosur dy zyrtarë policorë në Skenderaj, pasi policia i kishte ndaluar në trafik dhe të njëjtit kishin refuzuar t’ia jepnin dokumentet policisë dhe pastaj edhe duke e penguar arrestimin e njërit prej tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvize ishin ndaluar nga njësit policor njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij”.

Në raportin 24 orësh nga policia tutje thuhet se njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësorë.

-Advertisement-

“Gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor, gjithashtu tretman mjekësor kanë marr edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera