Lajme

Rakiq: Ardhja e Bërnabiq do të thotë se jemi për paqe dhe siguri

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 04 September 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ardhja e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë do të thotë shumë dhe se ka të bëjë me të gjitha segmentet e jetës, përfshirë edhe politikën.

“Ardhja e saj do të thotë se ne jemi për paqen dhe stabilitetin dhe se jemi për qëndrimin dhe mbijetesën”, tha Rakiq për RTS.

Ai shtoi se Bërnabiq është e përfshirë drejtpërdrejt në problemet e popullit serb dhe se ai do t’i kërkojë asaj të vazhdojë luftën për paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë të investojmë në këtë hapësirë, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera