Zhdukja e 11-vjeçares në qershor, arrestohen gjashtë persona të moshës madhore të dyshuar për rastin
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 03 September 2022
Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët, ku kanë njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11-vjeçarja që u dhunua të shtunën(27.08.2022), ishte raportuar si person i zhdukur.
Në cilësi të provave materiale, Prokuroria ka thënë se janë konfiskuar shtatë telefona mobil.
“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në komunikatë.
Këto dy institucione thonë se për të dy çështjet penale, ku e përfshirë është viktima e mitur, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje.
Ndryshe, 11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar të shtunën e kaluar nga pesë persona, të cilët ndodhen në paraburgim.
Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhunimi ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.
Aty përshkruhen detaje tronditëse për rastin.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.
“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria. Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara.
Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhënie me të./Gazeta Express
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 3 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ju njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Sektorin Qendror të Hetimeve-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e hetimeve, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave, si dhe, intervistimit të dëshmitarëve, më 02.09.2022, fillimisht ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore.
Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur.
Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje.
Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar shtatë telefona mobil që do të shërbejnë në procedurë penale.
Të tjera
-
Për një muaj, mërgata dërgoi rreth 120 milionë euro në Kosovë
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka pub...
-
Ndërron jetë aksidentalisht në Gjermani, mërgimtari nga Skenderaj
Ndërron jetë Flamur Tahiri nga fshati Plluzhinë e Skenderajt. Dyshohet se ...
-
“Theu barrikadën…” – Reagon kompania që organizoi Prishtina Football Fest, ku u arrestua asambleisti i VV-së
'KD Events & Communications' ka reaguar pasi u përfol se hyrja në Prishti...
-
Dinari, Kushtetuesja refuzon kërkesën për pezullimin e zbatimit të Rregullores së BQK-së
Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar të martën kërkesën për caktim të masës së p...
-
Forumi ekonomik botëror (WEFF) diskuton për rrugët e reja të rritjes ekonomike globale
Kryeministri kinez Li Qiang u ka kërkuar vendeve në mbarë botën të përballen ...
-
Kurti: Kosovës t’i hiqen masat, uroj që vendet anëtare të BE-së ta dëgjojnë Borrellin se e kanë shef
Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson dhe uron që vendet anëtare të Bashki...
-
Iniciohet hetim për një rast të ndërhyrjes në sistem kompjuterik
Policia e rajonit të Prishtinës me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka in...
-
Tahiri: Duhet të ndërtohet momentum i ri për anëtarësim në KiE
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asambl...
-
Dimal Basha i ashpër me Stanon: Hajgarexhi, skuqu pak se mu po më vjen marre për ty
Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano,...
-
Aksident në Prishtinë, përplasen një veturë dhe kombi
Një aksident trafiku mes një kombi dhe një veture ka ndodhur në rrugën “Agim ...
-
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP’së me propozim të Qeverisë, GJK: Vendimi anti-kushtetues
Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP’së me propozim të Qeverisë, GJK: Vendi...
-
Hisen Berisha del me një reagim pas kritikave që i mori për takimin me Martin Berishajn: Veproj me logjikë shtetformuese
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë me një reagim pas kritikave që iu b...