Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 01 September 2022
Asnjë shkollë në Gjakovë nuk ka mbajtur mësim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Ani pse ka pasur raste kur nxënësit e 48 shkollave në këtë vend kanë shkuar në shkolla, mësimdhënësit kanë përkrahur vendimin e BSPK-së për greva.
Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në Komunën e Gjakovës thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sot asnjë nga shkollat nuk kanë mbajtur mësim.
“Ditën e sotme jemi gjetur para një akti tjetër të marrë nga sindikata, e cila ka apeluar ndaj mësimdhënësve që të mbajnë sot grevë. Tani të gjirha shkollat janë në grevë. Ka pasur raste që në disa shkolla kanë ardhur disa nxënës, por janë kthyer në klasët e tyre dhe nuk i kanë gjetur mësimdhënësit…Asnjë shkollë nuk ka vazhduar me procesin e mësimit”, deklaron Berisha.
Ai për KosovaPress thotë se janë furnizuar me tekstet shkollore, por që ende nuk është bërë shpërndarja.
Një gjë të tillë konfirmon edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Zekeria Rexha”, Shote Bezera.
“Shkolla jonë është përgatitur si çdo vit më herët, që të bëjmë përgatitjet më herët si shkollë. Mirëpo, mësimdhënësit, shumica prej tyre kanë shprehur dëshirën që të mbajnë grevën. Njëri nga mësimdhënësit e ka mbajtur një orë mësimore, mirëpo me një nxënës. Kështu që nuk kemi të drejtë me ia ndaluar askujt, është e drejtë e secilit dhe vendim i secilit”, thotë ajo për KosovaPress.
Ajo tregon se kujdestarët e paraleleve kanë njoftuar prindërit nëse do të mbahet mësimi.
“Shkolla jonë i ka rreth 80-90 mësimdhënës, i kemi gjithsej 1700 nxënës me 74 paralele; duke filluar nga parafillorët deri në klasën e nëntë…Ne drejtoria e shkollës e kemi marrë një vendim që ditëve në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëjmë me këta mësimdhënës që t’u mundësojmë ta mbajnë mësimin. Tash varët prej rrethanave që do të jenë”, shton Bezera.
Sipas Bezerws, greva është në dëm të nxënësve.
“Dihet se është në dëm të nxënësve është shumë i madh, meqë sot nuk mbajnë mësim. Dihet se kemi pasur pushim…Është një dëm i madh kur kemi parasysh edhe kihën e pandemisë që kemi humbur mjaft”, përfundon Bezera.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25.
Për këtë gjatë ditës ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ka thënë se 320 mijë fëmijëve po i mohohet e drejta e arsimit.
Rreth 25 mijë sot kanë pritur të ulen për herë të parë në bankat shkollore./kp/
Të tjera
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...