Lajme

Vendosen njoftimet që mohojnë pavarësinë e Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 31 August 2022

Nga mesnata kur shënon data 1 shtator do të fillojë zbatimi i masës së reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

Gazetari Drin Demiri në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka treguar se tashmë në pikën kufitare në Jarinë janë vendosur njoftimet nga ana e Serbisë që mohojnë pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se më 27 gusht u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve të identifikimit.

-Advertisement-

Pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje-dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare me kusht që në të gjitha pikkalimet kufitare të vendose tabela ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lire dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera