Ibishi: Nuk do të këtë tensionim të situatës në veri
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 31 August 2022
Pas mesnate pritet të fillojë implementimi i marrëveshjes për dokumente në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, thotë për KosovaPress se nuk do të ketë tensionim të situatës në veri.
“Mendoj që nuk do të ketë situatë të tensionuar dhe do të shkojë ashtu siç duhet, edhe pse edhe më herët qytetaret e komunitetit serb e kanë mirëprit gjegjësisht, nuk kanë kundërshtuar për një masë të tillë të reciprocitetit”, theksoi Ibishi.
Ibishi thotë se kundërshtimi i Vuçiqit për targa RKS është i papranueshëm. Ai shton se Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojë këtë.
“Nga pala serbe dihet janë bërë lajmërimet në dy gjuhë, serbe dhe angleze, kinse kjo marrëveshje nuk paragjykon njohjen e ndërsjellë dhe çështja e dokumenteve civile, mirëpo kërkesa e serbeve është që të vihen në funksion ato tabelat KS që janë neutrale. Për neve janë të papranueshme. Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë konsistente që të mos e lejojnë këtë. Kjo të shkojë në pako ashtu si është paralajmëruar nga 1 shtatori deri në fund të fillojë ndërrimi i tabelave me këto akronimet e mëhershme të qyteteve të Kosovës nga sistemi i kaluar edhe të fillojë me RKS, pra të gjitha”, thotë ai.
Më tej, njohësi i sigurisë thotë se gjendja në përgjithësi është stabile dhe se nuk priten tensione.
“Gjendja në përgjithësi e sigurisë është e mirë, e qetë dhe stabile. Tensionet që janë paralajmëruar tash kanë rënë me këtë marrëveshje. Çështja është konistente e Qeverisë së Kosovës që kjo të shkon në pako me atë kohën e caktuar sa duhet të ndërrohen këto tabela pa ndonjë masë të një kompromisi të mundshëm”, ka thënë Ibishi.
Kosova dhe Serbia ranë dakord kohë më parë të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell kishte përgëzuar udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.
Dy emisarët e dialogut, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi, diskutuan me udhëheqësit shtetërorë dhe ata partiakë për çështjen e dokumenteve dhe të targave dhe thanë se palët u zotuan se do të shmangin dhunën më 1 shtator, kur parashihej që të hynte në fuqi reciprociteti i Kosovës për dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më parë, se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.
Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar që 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.
Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar sërish rikujtimet se nga data 1 shtator do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS. Ky proces që pritet të fillojë nga 1 shtatori do të zgjasë deri më 31 tetor.
Procesi i regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve të tjera të identifikimit për të hyrë në Kosovë, ishte paraparë të niste në fillim të këtij muaji, por pas tensioneve në veri u mor vendim për të shtyrë afatin e regjistrimit për një muaj.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...