Vucic: Prishtina s’do bisedime serioze, synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e Perëndimit
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 29 August 2022
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se javët e ardhshme pritet të ketë më shumë bisedime dhe diplomaci vajtje ardhjesh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të zgjidhur mospajtimet me Kosovën lidhur me targat e makinave.
Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, në të cilën akuzoi Prishtinën se po synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e fuqive perëndimore.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga një shtatori të nisë afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet të pajisen me targa te Republikës së Kosovës, RKS.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se sipas marrëveshjeve të arritura në vitet 2011 dhe 2016 në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, Kosova ka të drejtë të heqë shkallë- shkallë targat e lëshuara nga Serbia. Por Beogradi ngulë këmbë që kjo të mos ndodhë ndërsa në takimin e fundit ndërmjet presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ishte hedhur propozimi që të përdoren targat neutrale ndaj statusit. Por ky propozim nuk është pranuar nga Kosova.
“Nuk besoj që ata duan bisedime serioze por mendojnë se në fund të fundit mund të imponojnë planet e tyre me mbështetjen e perëndimit”, tha presidenti Vuçiç.
Të shtunën Kosova dhe Serbia u dakorduan mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve pasi që Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse – dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.
Diplomatët perëndimorë shpresojnë që kjo marrëveshje të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe të shërbejë si shembull për zgjidhjen e çështjes së targave të makinave.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë, ndërsa paralajmëroi reciprocitet të plotë që do të vendoset shkallë – shkallë nëse kjo nuk ndodhë…
“Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, tha ai.
Presidenti serb tha të hënën se pret më shumë trysni të fuqive perëndimore mbi Kosovën për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
“Besoj se ato vende që e mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do të bindin regjimin në Prishtinë që të mos luajë me konflikte në rajonin që qartazi është plot me probleme”, tha ai.
Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i cili llogaritë në mbështetjen e Rusisë. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, ndonëse e ka shpallur përparësi të saj aspiratën për integrim ne Bashkimin Evropian.
Të tjera
-
Arifi flet me mllef për Kurtin: Është “rak”, në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jem në operacionin që do ta largojë nga trupi
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Luginë...
-
“Auu kuku nanë” – Qytetari e përjeton rëndë paradën e krenarisë në Prishtinë
Java e Krenarisë në Prishtinë do të fillojë në ora 18:00, shkruan Gazeta Info...
-
Reagon Gazmir Raci pas kritikave të shumta që po paguhet 2 mijë euro nga qeveria
Një reagim tejet i madh në publik u bë pasi u raportua që analisti Gazmir Rac...
-
Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, Edi Rama pyetet nga RAI3 nëse ai ia kërkoi këtë Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përballur mbrëmë me gazetarin itali...
-
Ofruan shërbime mjekësore pa licencim, arrestohet dy gra
Prokuroria Themelore në Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarave ...
-
Rohde: Gjermania e përkushtuar për ta futur Kosovën në KiE, ecja përpara me Asociacionin do ta mundësojë këtë
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka folur për forcimin e sundimit të ligji...
-
“Flisni me ata zotërinjtë që po e organizojnë”, deputeti i LVV-së nervozohet kur pyetet për nisjen e “Javës së Krenarisë” në objektin e qeverisë
Sot në orën 18:00 në objektin e qeverisë së Kosovës, nga kryeparlamentari, Gl...
-
Viva Fresh Store organizon eventin special më të madh deri më tani në Kosovë në përkrahje të prodhuesve vendor
Viva Fresh Store mbështetur nga USAID - Kosovo Compete Activity – në Qendrën ...
-
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 6.0...
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...