Sport

Lukaku i prish planet Inzaghit, ndeshjet që do të humbasë

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 29 August 2022

Romelu Lukaku, i cili u rikthye tek Interi në verë pas një sezoni të dështuar në aspektin personal tel Chelsea, shënoi gol që në javën e parë të Serisë A, kundër Lecces në “Via del Mare”, duke dërguar një mesazh të rëndësishme për tifozët zikaltër.

Më pas erdhi paraqitja e mirë ndaj Spezias në mbështetje të Lautaros.
Për Simone Inzaghin, megjithatë, nuk vijnë lajme të mirë nga infermieria lidhur me gjendjen fizike të sulmuesit belg: Lukaku në fakt u detyrua të ndalej gjatë stërvitjes në kuadër të ndeshjes kundër Cremoneses. Bëhet fjalë për një tendosje muskulore në kofshën e majtë, por këtë të hënë do të kryen kontrolle të mëtejshme, për të shuar çdo dyshim.

Shkalla e dëmtimit nuk është serioze, nëse konfirmohen analizat paraprake, por gjithsesi do mbajë Lukakun në bokse për disa ndeshje. Rikthimi i tij mund të ndodhë për ndeshjen e Champions League kundër Bayernit.

-Advertisement-

Romelu Lukaku do të mungojë në ndeshjen kundër Cremonese, ndërsa derbi, ndaj Milanit është në dyshim dhe vështirë se do të mund t’ia dalë, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy