Sport

Presidenti i UEFA-s takohet me Ademin, e uron për kualifikimin e Ballkanit në Conference League

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 26 August 2022

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i FFK-së ka njoftuar se Çeferin e ka përgëzuar atë për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League.

“Mora përgëzimet e tij për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Po ashtu, më uroj që arritjet e tilla të klubeve tona të jenë të vazhdueshme”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Ademi ka thënë se përkrahja e Çeferin dhe e UEFA-s për projektet e federatës ka bërë që futbolli i Kosovës të kalojë në një nivel tjetër.

“E falënderova për urimin dhe fjalët e veçanta dhe vura në pah se pikërisht përkrahja e tij dhe UEFA-s për të gjitha projektet e FFK-së ka bërë që futbolli i Kosovës të kalojë në një nivel tjetër.

Faleminderit President Çeferin!

Faleminderit UEFA!”, ka shkruar Ademi./Gazeta Infokus/

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy