Ngjarja në Uzinën e Gramshit, ambasada ruse: Nuk kemi marrë asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 24 August 2022
Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur të shtunën në Uzinën e Gramshit, ku u arrestuan dy shtetas të Rusisë dhe një ukrainas.
Ajo shkruan se nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.
“Pasi nuk morëm asnjë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim më datë 20 gusht të këtij viti në objektin ushtarak në qytetin e Gramshit, Ambasada Ruse në Shqipëri dërgoi më datë 22 gusht të këtij viti një notë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.
Ambasada ka ndërmarrë gjithashtu në mënyrë të përsëritur përpjekje për t’u lidhur me MEPJ-në e Shqipërisë nëpërmjet telefonit apo postës elektronike. Megjithatë, deri në ditën e sotme të gjitha kërkesat tona kanë mbetur pa përgjigje. Përkatësisht, për rrethanat e incidentit, fatin e shtetasve rusë të ndaluar, si edhe akuzat e ngritura ndaj tyre ne mund të gjykojmë, bazuar vetëm në njoftimet e medias.
Për sa më sipër, nuk mund të mos ngjallë keqardhje fakti që pala shqiptare shmang zbatimin e dispozitave të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore 1963, e cila përcakton detyrimin e organeve kompetente të vendit pritës për të informuar menjëherë përfaqësuesit konsullorë për ndalimin dhe incidente të tjera që ndodhin me shtetasit e vendit që ata përfaqësojnë. Me respekt, Ambasada Ruse nё Tiranё”, shkruan Ambasada Ruse.
Të tjera
-
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy makina
Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë ...
-
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të...
-
Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara
Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit ...
-
Lotina publikon momente romantike me Mozzik-un
Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen ...
-
“Po mendohet që i kemi vendosur kushte Serbisë, por në fakt i kemi vendosur kushte vetes nga politika e Kurtit”, thotë Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar tri kushtet e kryeministri...
-
Rriten 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi
Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 202...
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...