Përfundon raundi i dytë i takimit Kosovë-Serbi-BE

Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 18 August 2022
Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin.
Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.
Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.
Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat./REL

Të tjera
-
“Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës”
Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reagua...
-
Kurti: Ndikimi i dikurshëm i Serbisë në zgjedhjet në Kosovë përmes rrạhjeve dhe vrạsjeve nuk është i mundur më
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e hershme të së dielës, t...
-
Vdes zyrtari policor i Policisë së Kosovës
Përparim Saraqini, zyrtar policor i Policisë së Kosovës, ka vdekur. Saraqi...
-
Fëmijës dy vjeç në Gjilan i nxirret bateria e telekomandës nga stomaku
Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një intervenimi mjekësor, pasi ...
-
Lulzim Peci: Nëse Hamza e Abdixhiku frikësohen prej temave të mëdha, ta bëjnë kryeministër Haradinajn – ai i kryen proceset
Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar p...
-
Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, dëmi rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre
Qendra e Zjarrfikësve në Deçan ka bërë të ditur se është shuar zjarri në zonë...
-
Kryeministri Rama citon Profetin Muhamed në prag iftari: Njeriu shpërblehet sipas përpjekjes së tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në prag të iftarit, një mesazh ...
-
Statuja e Skënderbeut së shpejti vendoset në Paris
Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, së shpejti do të vendoset edhe në krye...
-
Aksidentohen tri vetura në Morinë të Skenderajt- Raportohet për pesë të lënduar
Një aksident trafiku ka përfunduar me pesë persona të lënduar në Skenderaj. ...
-
Këta janë dy hajnat e arrestuar për vjedhje nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit
Për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në disa xhami në fshatrat e Lipja...
-
“Manipulim masiv në votat e mërgatës”- Reagon kandidati i LDK’së që s’arriti të bëhej deputet
Driton Selmanaj, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kos...
-
Një person i ạrmatosur qëllohet me ạrmë zjạrri nga Sherbimi Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë
Një burrë i armatosur u qëllua nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan mëng...