Mashtruan të moshuarit gjermanë nga Kosova përmes Call Center, aktakuzë kundër 10 personave

Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 16 August 2022
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale A.K, F.G, K.B, H.K, E.Z, A.S, Q.K, H.B, L.B dhe L.B.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit “me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për persona të tjerë, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke shfrytëzuar njohjen e shkëlqyeshme të gjuhës gjermane të disa anëtarëve të grupit, në vazhdimësi, duke vepruar nga Kosova, por edhe me ndihmën e bashkëkryerësve të tjerë në Gjermani, kanë mashtruar shtetas të Republikës së Gjermanisë, duke i nxitur që të iu dërgojnë të holla në shuma të ndryshme apo kuponë të Amazon.com, Inc., në atë mënyrë që përmes telefonit, i kanë thirr të dëmtuarit, shumica të moshës së shtyrë, nga regjione të ndryshme të Gjermanisë, e pastaj duke u prezantuar rrejshëm i kanë vënë në lajthim duke iu treguar që kinse e kanë fituar lotarinë në vlerë të madhe, mirëpo, paraprakisht janë të obliguar që t’i paguajnë shpenzimet, ashtu që i kanë nxitur që të dërgojnë të holla përmes bashkëpunëtorëve të tyre në Gjermani apo përmes unioneve financiare si: Moneygram, Western Union, Capital-Ria, Vllesa-Ria, në emra të ndryshëm në Kosovë, apo të blejnë kuponët e Amazon-it dhe të iu tregojnë kodet e tyre të cilët pastaj të pandehurit i kanë shfrytëzuar për blerje personale online, kështu që të pandehurit A.K, K.B, E.Z, A.S, F.G, H.K, Q.K dhe H.B, në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, njofton prokuroria.
Ndërkaq, “i pandehurit L.B, për një kohë të pavërtetuar ka marrë pjesë në veprimtaritë kundërligjore të përshkruara në diapozitivin e parë me të pandehurin A.K, gjatë vitit 2018/2019, ka filluar të punoj ndaras, në atë mënyrë që me të pandehurin L.B, i kanë kontaktuar viktimat në Gjermani përmes telefonit, e pastaj me ndihmën e bashkëpunëtoreve të tyre C.B, F.H, A.D si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar kanë marrë të holla prej viktimave, si E.B.F. Me këtë, në bashkëkryerje, të pandehurit L.B dhe L.B, kanë kryer veprën penale ‘’Mashtrimi në vazhdim’’ nga neni 323 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK”, thuhet tutje në njoftim.

Të tjera
-
Cakolli për votat me postë: Sipas këtij trendi, LDK e merr edhe një mandat deputeti, LVV mund të shkojë në 49 nëse i fiton 60% të tyre
Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Vepri...
-
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca bashkohen për të hartuar një plan armëpushimi për Ukrainën
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe F...
-
Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, hyn në QNR, kërcënọn koordinatorin e LDK-së: Hajde jashtë
Alban Krasniqi, i cili është përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, ndryshe ...
-
I pari i AAK-së: I paharruar kujtimi për ty Agron Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Agron Haradinaj, njërin prej ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, humbin jetën nënë e bir
Nënë e bir kanë humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të lëndua...
-
Mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 842 tiketa trafiku. ...
-
Kthesa e beftë e politikës amerikane: “Kosova të bëhet më e dëgjueshme”
Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donal...
-
Arrestohen burri dhe gruaja në Pejë, e rrạhën njerkën e të dyshuarit
Një çift bashkëshortor janë arrestuar pasi e kanë fyer e sulmuar fizikisht nj...
-
I mituri lëndohet aksidentalisht nga ạrma e axhës së tij
Një i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës së tij, në Paga...
-
Në xhaminë e Studimes së Ulët vidhet një zmadhues zëri
Në Studime të Ulët të Vushtrrisë, disa persona gjatë natës kanë hyrë në x...
-
Kritika ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Speciale
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë është kritikuar disa herë nga...
-
Prishtinë, djali e raporton babain në Polici
Djali në Prishtinë e ka raportuar në Polici babain e tij duke thënë se është ...