Lajme

Kurti: Nëse Perëndimi e lejon lojën e Serbisë, vazhdojnë tensionet

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 15 August 2022

“Ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve – për të na ndihmuar me mosnjohësit”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Financial Times.

Kurti ka folur në prag të samitit që pritet të mbahet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq këtë javë në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

Nga BE u kërkua të dielën që “të dyja palët t’u japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi” përpara takimit Kurti – Vuçiq këtë javë.

-Advertisement-

Kurti, i cili foli për Financial Times përpara se BE-ja të bënte thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të retorikës nxitëse, është planifikuar të takohet me Vuçiqin të enjten, ku ata synojnë të diskutojnë lidhur me një udhërrëfyes për zgjidhjen e ngërçit dypalësh.

Kurti tha se çdo rezolutë duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera