Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 14 August 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetëve Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, përmes emalit e ka konfirmuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.
Ata akuzohen se në shkurt të 2016-ës, kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Sipas përgjigjes së gjykatës thuhet se, më 25 maj 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Enver Hoti, avokati Haxhi Millaku për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Duke vendosur lidhur me kërkesën për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit E.H, avokat H.M dhe pas pranimit të përgjigjes nga Prokurori i Shtetit në kërkesën për kundërshtimin e provave dhe kërkesa për hudhje të aktakuzës, jashtë seancës, me datë 25.05.2022, mori Aktvendim dhe refuzohet kërkesa për kundërshtimin e provave dhe kërkesa për hudhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë numër PP.II.nr.102/16 të datës 20.04.2016, e parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit E.H, avokat H.M, për shkak të veprës penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së, si e pabazuar” thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Ndërsa, sipas këtij vendimi hudhet poshtë akuza dhe pushohet procedura penale ndaj të akuzuarve për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.
“Ndërsa hudhet akuza dhe pushohet procedura penale për të pandehurit E.H, SH.P, M.H dhe T.H për shkak se secili veç e veç kishin për të kryer veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së, për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit absolut të ndjekjes penale” thuhet tutje në këtë përgjigje.
Ndryshe, në këtë rast sipas aktakuzës i akuzuar është edhe Rexhep Selimi, mirëpo në seancën fillestare të mbajtur më 11 shkurt 2022, gjykata me qëllim të efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurës penale në këtë seancë ka bërë veçimin e procedurës për të njëjtin.
“Ndërsa për të pandehurin R.S gjykata ka pranuar konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës në të cilën konstatohet se “I pandehuri R.S që 1 vit gjendet në Hagë në një proces tjetër gjyqësor”, andaj mbështetur në nenin 36 të KPP-së dhe pas dëgjimit dhe pëlqimit të palëve ne procedurë, gjykata me qëllim të efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurës penale, me datë 11.02.2022 ka bërë veçimin e procedurës penale për të pandehurin R.S.” është përgjigjur gjykata.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për ngritjen e aktakuzës ndaj Haskukës, Selimit, Hotit, Pantina dhe Haxhiu.
Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës.
Aktakuza thotë se gjatë rrjedhjes së seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç ‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me këtë, Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi po akuzohen se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare – deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në atë mënyrë që posa ka filluar seanca e kuvendit, pas aktivizimit të gazit lotsjellës është ndërprerë seanca plenare.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon ata për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.
Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i akuzuari Rexhep Selimi, për shkak të akuzave për krime lufte është duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Të tjera
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...