Begaj nesër viziton Kosovën, policia del me njoftim
Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 14 August 2022
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nesër do ta vizitojë Kosovën, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdesen për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 10:00 do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.
Begaj do të pritet nga kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca në orën 12:15. Presidenti shqiptar do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Të tjera
-
IPK rekomandon suspendimin për një polici në Kaçanik, dyshohet se ndërhyri në sistemin e policisë
Inspektorati Policori Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin ...
-
Kurti: Shpresoj që KE ta detyrojë Serbinë të zgjedhë mes federatës despotike ruse dhe demokracisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është i vetmi vend evr...
-
Pako me ḍuhan pa banderola gjenden në Viti, sekuestrohen nga Dogana e Kosovës
Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe lufti...
-
Arrestohen pesë persona në Gjakovë, u përleshën fizikisht
Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit” në...
-
Bislimi: Kosova, shtet që synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, KiE e organizata të tjera ndërkombëtare
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga a...
-
Kritikat e Sarrazin rreth anëtarësimit në KiE, Qeveria i përgjigjet: Kalimi i fazës së parë, meritë e jona
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikave të Emisarit të Gjermanisë për ...
-
Rohde: Me Kosovën kemi sfida, por jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe të sigurisë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë q...
-
Molliqaj: S’ka dilemë që Policia e Kosovës është e instrumentalizuar nga pushteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se SHBA në deklaratën...
-
Çollaku: Hipokrizi, se si ne i akuzojmë partnerët tanë se po ia mbajnë anën Serbisë
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku e ka quajtur hipokrizi, a...
-
Abdixhiku: Transformuam shkollat në Prishtinë, me plan edhe anembanë Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetin gjerman, Peter Beyer t...
-
Alarmon Eman Rrahmani: Nxënësja me mbulesë nga Peja akoma nuk është kthyer në shkollë
Deputeti Eman Rrahmani ka treguar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus ...
-
Publikohet video e rrallë e Kadri Veselit i rrethuar nga forcat serbe në vitin 1998
Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala, ka publik...