Lajme

Qytetarët ankohen se po u pamundësohet aplikimi në konkursin për 50 vende pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 11 August 2022

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira të punës, por qytetarët që kanë shprehur interesim, po ankohen, se teknikisht po u pamundësohet aplikimi.

Konkursi për 50 vende të lira të punës, i hapur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka ngjallur interesim te qytetarët e papunë, si një rast për ta. Edhe pse për ta fituar një vend pune aty, nuk kërkohet diplomë fakulteti e as përvojë pune, aplikimi po del të jetë i vështirë. Kjo, krejt për arsye teknike, pasi ndër të tjera, kërkohet edhe një vërtetim nga Gjykata Themelore, ku dëshmohet se aplikuesi nuk është ‘nën hetime’.

Konkursi është hapur me datë 4 gusht dhe mbyllet sot më 11 gusht 2022.

-Advertisement-

Për marrjen e vërtetimit nga gjykata kompetente, duhet aplikuar online, por faqja zyrtare në ditën finale, ka rënë nga sistemi, duke ua pamundësuar qytetarëve këtë shërbim.

E gjithë kjo, te disa aplikues po shikohet me dyshimin, se ato vende pune, në formë të kurdisur, por t’i rahatuar mbështetësit partiak të partisë në pushtet.

“Gjykata Themelore e bllokoi lëshimin e certifikatave. Dmth 50 vende pune VV i ka rezervu veç për veti. Pa certifikate hetimore nuk mundesh me apliku për punë. Dje aplikum online për certifikate, sot faqja u blloku”, ka thënë një i interesuar për aplikim në këtë konkurs, për Gazetën Online Reporteri.net.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy