Lajme

Osmani: BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 10 August 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani, thuhet në një komunikatë për media.

-Advertisement-

Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Osmani tutje theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera