Fun & Video

Diplomati ndërron jetë ndërsa fliste në një konferencë ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 10 August 2022

Ishte duke folur, vdes papritur diplomati.

Një diplomat nga Arabia Saudite vdiq papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt. Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani.

Burri fatkeq u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të “mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi” të hënën, më 8 gusht.

-Advertisement-

Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi Abdel Fattah Al-Sisi si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, para se të binte në tokë, siç raporton arabi21.com.

Për burrin nuk ka pasur asnjë shans shpëtimi pasi ka ndërruar jetë në pak sekonda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera