Dënohet me 10 vite burgim ushtari rus, u shpall fajtor për një goditje me tank në Ukrainës
Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 09 August 2022
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus nga Siberia me 10 vjet burgim për granatimin e një ndërtese banimi në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, në fund të shkurtit.
Gjykata e këtij qyteti dënoi më 8 gusht rreshterin Mikhail Kulikov pasi ai u deklarua fajtor për gjuajtjen me një top tanku në një ndërtesë të lartë banimi, më 26 shkurt, dy ditë pasi Rusia filloi pushtimin e saj të të paprovokuar të Ukrainës.
Kulikov tha në gjyq se kishte ndjekur urdhrin e mbikëqyrësit të tij, i cili duke bërtitur tha se në ndërtesë ishte një person me një granatahedhës, që më vonë doli të ishte e pavërtetë. Granatimet nuk shkaktuan viktima, por shkatërruan dy apartamente private.
“Dua t’u them të gjithë atyre që u prekën nga ajo që bëra, si moralisht ashtu edhe fizikisht, se më vjen keq. Jam penduar për atë që kam bërë që nga fillimi e deri më sot. Më vjen shumë keq. Më falni. Dua vetëm të shkoj në shtëpi për familjen time. Faleminderit për gjithçka”, tha ai para gjykatës.
Burime në qytetin e lindjes së Kulikovit, Zarinsk në rajonin e Altai Krai i thanë Radios Evropa e Lirë se 31 vjeçari Kulikov shërbeu në një njësi tankesh në qytetin Aleisk.
Më herët në maj, një tjetër ushtar rus nga Siberia, Vadim Shishimarin, u dënua me burgim të përjetshëm pasi qëlloi për vdekje një civil në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy. Ky dënim më vonë u zëvendësua me 15 vjet burg.
Gjithashtu në maj, një gjykatë në qytetin verilindor të Ukrainës, Kotelva, dënoi dy ushtarë rusë, Aleksandr Ivanov dhe Aleksandr Bobykin, me 11 vjet e gjysmë burg secili.
Ata u shpallën fajtorë për granatimin dhe shkatërrimin e disa ndërtesave të banimit në qytetin Kozacha Lopan dhe një shkollë në qytetin Veterinarne në rajonin lindor të Harkiv më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës./Rel
Të tjera
-
Momenti kur me këmbë e duar të prangosura, Naim Murseli rikthehet në burg pas shtyrjes së seancës së sotme
Sot seanca fillestare e cila parashihej të mbahej për vrasjen e Liridona Adem...
-
Eksperti mjeko-ligjor, Marek Gasior nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë d...
-
Shtyhet seanca për vrạsjen e Liridona Ademit, kjo është arsyeja
Ende pa nisur është shtyer seanca e parë që po pritej të mbahej sot për vrasj...
-
IPK tregon shkakun e aksidentit në Skenderaj ku mbetën të vdẹkur tre persona
Aksidenti që rezultoi me tre të vdekur në fshatin Çubrel në magjistralen Mitr...
-
Nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve për vrạsjen e Liridona Ademajt
Ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sot në...
-
Edhe Plava e Kokalla sillen të prangosur para gjykatës
Të akuzuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava dhe Kushtrim ...
-
Arrestohet në Kolumbi një 33-vjeçar nga Tropoja
Në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi, është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropo...
-
Muharremi: Donika Gërvalla është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
Analisti, Shenoll Muharremi ka thënë se kalkulimi më i rrezikshëm i kryeminis...
-
Kelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë
Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se ...
-
Xhemaili për Gërvallën: Heroina e Sava Janjiqit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për de...
-
40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar
40 aksidente kanë ndodhur gjatë orëve në Kosovë. Kështu njoftoi policia në...
-
Zhduket një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur që nga data 23 janar në Prizren. Sipa...