Beatrix Ramosaj i rikthehet sërish temës për Donaldin dhe Big Brother VIP
Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 08 Gusht 2022
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në Big Brother VIP, por edhe pas përfundimit të formatit.
Kjo për shkak të marrëdhënies me aktorin Donald Veshaj, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një edicion të verës në Prive, ku ka zbuluar të pathëna të shumta rreth jetës private.
Pavarësisht se e ka mohuar disa herë, bukuroshja nga Kosova e ka pranuar së fundmi faktin se tekstet e këngëve që ka publikuar i përshtaten historisë sa saj.
“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha këngëtarja.
E pyetur më tej nëse është në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV, ajo tha: “Me veten kam qenë në rregull në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vuajtur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjikisht. Nuk ka qenë e lehtë”.
Ramosaj gjithashtu tregoi nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në këtë program.
“Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperiencë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































