Muzika e lartë në Mitrovicë, gjobiten 8 lokale
Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 03 August 2022
Gjatë ditëve të fundit qytetarët në Mitrovicë janë ballafaquar me problemin e zhurmës, pasi që lokale të ndryshme të gastronomisë në Mitrovicë kanë shkaktuar zhurmë të bezdisshme (muzikë me ton të lartë), njofton policia.
Policia thotë se ka marrë masa të menjëhershme dhe gjatë kësaj jave ka shqiptuar gjoba ndaj tetë pronarëve apo personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike.
“Gjobat janë shqiptuar në bazë të autorizimeve dhe kompetencave policore dhe duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Masa të tilla do të vazhdojnë të merren edhe në ditët në vijim në mënyrë që të parandalohet bezdisja nga zhurma dhe shqetësimi i qytetarëve dhe do shqiptohen gjoba ndaj të gjithë personave dhe subjekteve juridike pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të tjera
-
Aksident tragjik në Dragash, humb jetën nëna 42 vjeçare dhe e bija 3 vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dragash ku kanë humbur jetën një nënë së b...
-
Presidenti Biden me Emisar Special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të emërojë një ‘emisar s...
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...