Lajme

Përgatituni, ky është moti për nesër

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 27 July 2022

Stuhi shiu ditën e enjte. Të premten dhe shtunën më shumë diell dhe sërish më nxehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

27.07.2022 – Fusha jostabile që kanë përfshi vendin ditën e sotme, mbesin edhe ditën e enjte që sjellin deri tek zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër.

Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.  Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.

-Advertisement-

Në kushte të kthjellimeve dhe motit më të nxehtë nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Megjithëse do të ketë edhe vransira ditën e enjte, nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

 

Datat:

28.07 – Mbetet nxehtë, me diell e vransira.  Orëve të pasdites priten zhvillime të stuhive me shi, erë, lokalisht edhe breshër.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

29.07 – Kryesisht me diell e më nxehtë.

30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Vonë në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.

31.07 – Jo aq nxehtë, kryesisht me vransira, aty këtu me mundësi për riga lokale shiu.

1.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të  gjata me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, deri të hënën  zbresin në 14C. Maksimalet shkojnë deri në 35C ditën e shtunë, më pas zbresin në 28C e 27C ditën e diel dhe të hënë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera