Lajme

Prishtinasi plagos me armë zjarri një person në Prishtinë, shkak i disa drurëve

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 July 2022

Dy persona nga fshati Mramor të Prishtinës janë rrahur në mes veti për shkak të një mosmarrëveshje rreth disa drurëve, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:31, e ku thuhet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tjetrit e ku si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Pas një mosmarrëveshje rreth disa druve,  dy  të dyshuarit  meshkuj  kosovar janë përleshur fizikisht me viktimën mashkull  kosovarë, njëri nga të dyshuarit  ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës  mashkull  kosovar. Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera