Ten Hag, holandezi përjashtoi futbollistin e United pas
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 25 July 2022
Erik ten Hag e ka nisur me “dorë të hekurt” aventurën e tij me Manchester United. Tekniku holandez ka marrë përsipër një mision të vështirë si ai për të rikthyer “Djajtë e Kuq” te trofetë në Angli e jo vetëm. Për të përmbushur objektivin, ten Hag është detyruar të aplikojë rregulla strikte në organikën e futbollistëve duke mos toleruar asnjë shkelje nga yjet e skuadrës teksa një nga pikat më kryesore në listën e trajnerit është korrektësia në oraret e stërvitjes apo mbledhjes së skuadrës.
Pikërisht, këtë të fundit, një nga lojtarët e anglezëve nuk e ka zbatuar dhe trajneri holandez menjëherë e ka ndëshkuar. Në fakt, emri i futbollistit nuk bëhet i ditur, por sipas mediave britanike, ten Hag e ka përjashtuar lojtarin nga një miqësore e parashikuar në fazën përgatitore si për t’i bërë të qartë se nuk toleron asnjë. Së fundmi, ten Hag thekson se nëse lojtarët nuk janë të disiplinuar jashtë fushës, atëherë edhe në lojë nuk do të jenë të tillë.
“kur kërkon të marrësh rezultate, atëherë të duhet një skuadër. Të duhet organizim, bashkëpunim dhe disiplinë. Kur nuk ka disiplinë në ambientin e jashtëm përreth skuadrës, atëherë nuk do të ketë disiplinë edhe gjatë ndeshjeve. Unë nuk toleroj në situata të tilla, ia kam bërë të qartë lojtarëve se kam standarte të larta pasi bëhet fjalë për Manchester United. Duhet impenjim në çdo ditë, mendoj se deri më tani lojtarët po përgjigjen mirë dhe jam i kënaqur”, u shpreh ten Hag. Metodat e ish-trajnerit të Ajax janë mbështetur edhe nga lojtarët kryesorë të skuadrës si David De Gea e Bruno Fernandes.

T� tjera
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...




































