Nënshkruhet marrëveshja mes Ukrainës e Rusisë për eksportin e grurit
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 22 July 2022
Ukraina dhe Rusia kanë arritur të premten marrëveshje për grurin, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përshkruar paktin si “marrëveshje për botën”.
Marrëveshja e re – e nënshkruar në Stamboll – mundëson bartjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, teksa bota rrezikon të përballet me krizë ushqimore, kryesisht për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.
Ukrainën e ka përfaqësuar ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ndërsa Rusinë ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, Erdogan ka thënë se kjo marrëveshje do të ndihmojë në rritjen e sigurisë për ushqim dhe kontrollim të inflacionit në botë.
“Jemi krenarë që jemi përfshirë në këtë iniciativë, e cila do të ketë rol të madh në zgjidhjen e krizës globale, që ka qenë në agjendë për kohë të gjatë”, ka thënë Erdogan.
Mykhaylo Podolyak, këshilltari i lartë i presidencës ukrainase, ka thënë në Twitter se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje me Rusinë, por me OKB-në dhe Turqinë, derisa Rusia do të nënshkruajë një marrëveshje të njëjtë.
Ai ka shtuar se “nuk do të ketë bartje të grurit me anijet ruse, dhe as nuk do të ketë prezencë ruse në portet tona”.
“Në rast të ndonjë provokimi, do të përgjigjemi menjëherë përmes ushtrisë”, ka thënë ai, duke shtuar se inspektimet e transportit do të kryhen nga ekipe të përbashkëta në ujërat e Turqisë.
Më shumë se 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në jug të Ukrainës, prej kur Rusia ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar disa burime të kenë thënë se do të rihapen tri porte ukrainase, duke përfshirë portin me të madh shtetëror të Odesas.
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet për marrëveshje, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se do të fokusohet në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatim të saj.
Të tjera
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...
-
UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhje...
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...