Meta para deputetëve kosovarë flet për krerët e UÇK-së: Pafajësia e tyre do të triumfojë
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 22 July 2022
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ndër të tjera ka thënë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, dhe anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare e rajonale.
Meta ka thënë se Kosova është faktor paqe e stabiliteti në rajon dhe ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Presidenti Ilir Meta ka thënë se Shqipëria dhe Kosova e kanë vendin në familjen e madhe evropiane.
“Shtrirja e perimetrit të NATO-s brenda rajonit tonë është garanci e drejtpërdrejt e mbrojtjes territoriale dhe plotësisht në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ne i mbështesim fuqimisht përpjekjet tuaja që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s. Shqipëria i ka mundësitë dhe udhët të bëjë më shumë në këtë drejtim. Si vend anëtar i NATO-s, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si vend që sapo nisi për fat të mirë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Shqipëria ka një hapësirë veprimi ende të pashfrytëzuar sa duhet në dobi të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe të anëtarësimit të saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të mundshme”, ka thënë Meta.
Meta ka theksuar domosdoshmërinë që Kosovës t’i liberalizohen vizat duke thënë se po diskriminohet si vendi i vetëm pa lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.
“Procesi i Berlinit është platforma më e mirë e bashkëpunimit rajonal që i shërben evropianizimit të plotë të rajonit tonë. Dialogu me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duhet t’i përmbahet misionit për të cilin u krijua dhe ne duhet ta mbështesim dhe ta nxisim këtë dialog si i vetmi mekanizëm që siguron zgjidhje të qëndrueshme, afatgjatë dhe të dobishme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe për të gjithë rajonin tonë… Ky dialog i dha mundësinë dhe hapësirën e nevojshëm kohore Serbisë që gradualisht të njihte dhe ligjërisht faktin se pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pandryshueshme. Mendoj që ka ardhur koha që mekanizmi i dialogut të rivalizohet por duke qëndruar gjithmonë në themelet e veta qëllimore, për të prodhuar një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dy vendeve që kurorëzon njohjen reciproke”, ka thënë presidenti shqiptar.
Ai ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më Hagë, për të cilët ka thënë se pafajësia e tyre do të triumfojë.
“Të krenohemi për lirinë dhe pavarësinë por të qëndrojmë më vigjilentë ndaj rreziqeve të reja që na kanosen, të krenohemi me vëllazërinë tonë por t’i shërbejmë gjithmonë me sinqeritet asaj. Historia na jep çdo të drejtë të krenohemi me luftën çlirimtare të UÇK-së por të kujdesemi që kjo luftë të vazhdojë të mbetet e panjollosur siç e meriton. Të mbështetim fuqimisht dhe njëzëri kauzën e drejtë dhe përpjekjet heroike që u bënë prej luftëtarëve të lirisë për tu mbrojtur dhe çliruar prej gjenocidit. Pafajësia e udhëheqësve që sot gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashpresë që synon t’i kthejë agresorët në viktima dhe viktimat në agresor”, ka thënë Meta.
Seanca e veçantë e Kuvendit të Kosovës në të cilin presidenti Ilir Meta iu adresua deputetëve, ka nisur me himnin shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...
-
SKANDALOZE: Këtë shkollë në Viti e mbulon myku, shikoni si qindra karrige e banka i kanë hedhur në një klasë
Shkollën ish teknike “Jonuz Zehnullahu”, në komunën e Vitisë duket se e ka mb...
-
Haxhiu, PDK: Korrupsioni ka emrin e Kurtit dhe qeverisë së tij
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar...
-
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta m...
-
Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit
Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistri...
-
MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë
Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të...
-
Ndalohet reperi Arijan Sijarina, ishte në kërkim për tentim vra sjen në Kolovicë
Reperi Arijan Sijarina, i shpallur në kërkim, nën dyshimin se është përfshirë...
-
Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, si d...
-
Petkoviq: Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut në procesin e formimit të Asociacionit
Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vl...
-
Kurti: Mungesa e dënimit të kriminelëve serbë është faji i dytë mbi vikti mat e gjeno cidit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Studimes, një nga m...
-
Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare
Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka rea...
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...