Çfarë mund të ndodhë nëse e pini kafen para ngrënies së mëngjesit
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 21 July 2022
Nëse gjëja e parë që bëni menjëherë pas zgjimit është të pini kafe, bëni mirë ta rishikoni këtë zakon.
Edhe pse mund të jetë e vështirë të filloni ditën pa kafen e mëngjesit, pirja e saj para se të hani mëngjes mund të çojë në disa pasoja mjaft serioze, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe ankthin e fortë.
Disa arsye pse nuk duhet pirë kafja pa ngrënë mëngjesin si fillim.
Ndikon në rritjen e sheqerit në gjak
Gjëja e parë me të cilën trupi juaj bie në kontakt në mëngjes është kafeja, ajo mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak me 50%. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë nga pijet tuaja të dashura. Studimet kanë treguar se ju mund ta përmirësoni këtë efekt të dëmshëm nëse thjesht hani mëngjesin tuaj në fillim dhe më pas pini kafe.
Mund të përjetoni ngërçe në këmbë
Çfarë mund të ndodhë nëse e pini kafen para mëngjesit
Një filxhan kafe menjëherë pasi zgjoheni, mund të jetë një sabotim i të gjitha përpjekjet tuaja për të bërë një gjumë të mirë. Për shkak se kafeina rrit nivelet e sheqerit në gjak, mund të çojë në ngërçe në këmbë që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.
Mund të thajë lëkurën tuaj
Kafeja është një diuretik i fuqishëm, që do të thotë se mund t’i bëjë udhëtimet tuaja në tualet shumë më të shpeshta. Edhe pse herë pas here shijimi i filxhanit të kafesë nuk do të çojë në dehidratim serioz, gjithsesi bën që trupi juaj të humbasë lëngje dhe është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk pini aq lëngje sa humbisni, kjo mund të ndikojë në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të thahet.
Mund të ndjeni ankth të fortë
Kur zgjohemi, kortizoli ynë, i njohur gjithashtu si një hormon stresi, është në nivelin më të lartë. Nëse e pini kafenë para se të hani mëngjes, kafeina mund të përplaset me kortizolin, duke bërë që trupi juaj të përjetojë edhe më shumë stres. Është më mirë të prisni rreth një orë pasi të zgjoheni për të pirë filxhanin tuaj me kafe dhe sigurohuni që të hidratoni para se ta konsumoni atë.
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...