Haradinaj: Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, por s’po i nxjerr në qarkullim
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 July 2022
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të shkojë në kollaps për shkak të krizës energjetike në prag.
Në konferencën për media bashkë me kryetarët e komunave të kësaj partie, Haradinaj tha se institucionet dhe qeveria nuk janë serioze dhe s’kanë një plan sesi t’i qasen këtij problemi para dimrit që po vjen.
“Jemi dëshmitarë që inflacioni në vend është mbi 14 për qind dhe t’iu them të drejtën s’po shohim veprime konkrete të qeverisë. Qeveria jonë, ka bllokuar ligjin e pagave dhe nuk po shihen veprime konkrete për ecjen para me këtë ligj. Të njëjtën kohë janë bllokuar edhe nisma të tjera si ajo për tërheqjen e një përqindjeje të mjeteve nga Trusti. Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, por s’po i nxjerr në qarkullim dhe nuk po i kthen në ekonomi që është shqetësim për Kosovën”, tha Haradinaj.
Pos këtyre problemeve, Haradinaj tha se ka ndikim direkt edhe nëpër komuna.
“Qeveria ka kohë që s’po tregohet bashkëpunuese, por edhe ajo e përgjegjshme në raport me komuna. Ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në ndarjen e buxhetit për komunat, ka probleme serioze e kontrata për kryerjen e punëve të ndryshme në komuna. AAK ka vendosur të krijojë forumin e kryetarëve të komunave si një mekanizëm të adresimit të problemeve dhe temave të qeverisjes në nivel komunal në raport me qeverinë qendrore”, tha tutje Haradinaj.
Të tjera
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...