Lajme

Iu gjet drogë, prishtinasi arrestohet dhe dërgohet në Neuropsikiatri

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 20 July 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 19:53 një person i është gjetur një sasi e substancave narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tyre, njësia policore fillimisht ka pranuar informacione për dhunë në familje, pastaj kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë.

“Njësia policore pas pranimit të një informate për dhunë në familje te i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Po ashtu ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera