Deri në 42 gradë Celsius, temperatura rekord në disa qytete të Francës
Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 19 July 2022
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekord të hënën, ndërsa vendi është kapluar nga një valë e rrezikshme të nxehti.
Zyra kombëtare meteorologjike në Francë bëri të ditur se termometri shënoi 39.3 gradë Celsius në qytetin e Brestit në veriperëndim të vendit krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 35.1 gradë Celsius nga viti 2002.
Qyteti i Saint-Brieuc shënoi në 39,5 gradë Celcius krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 38,1 gradësh, ndërsa Nantes, në perëndim regjistroi 42 gradë, duke kaluar kështu temperaturën rekord të mëparshme prej 40,3 gradësh të regjistruar në vitin 1949.
Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave e regjistruar në Francë daton në vitin 2019-të kur fshati jugor Verargues, në veri-lindje të Montpellier, shënoi 46 gradë Celsius, raporton Radio Evropa e Lirë.
Kushtet e thatësirës dhe i nxehti ekstrem që nga fillimi i verës kanë lënë pjesë të mëdha të Francës në mungesë të ujit, duke shkaktuar probleme për fermerët dhe duke shkaktuar zjarre në pyje.
Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone në jugperëndim të Francës. Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24.000 njerëz të evakuohen.
Në Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim të vendit, zjarret kanë shkatërruar mbi 14.000 hektarë pyje që nga e marta e kaluar.
Të tjera
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...