Von der Leyen: Shqipëria hap sot negociatat, do t’i bashkohet mbrojtjes civile evropiane
Autori: Gazeta inFokus
09:27 | 19 July 2022
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për procesin e hapjes së negociatave ditën e sotme.
“Çfarë momenti histori. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociata me BE dhe jam shumë e lumtur të jem këtu me ju. Ky është sukses i juaji dhe i qytetarëve tuaj. Keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. I keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm ku janë të detyrueshme por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj. Ne si KE ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës.
Në një deklaratë për mediat nga Brukseli së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, atë maqedonas Kovaçevski dhe me kryeministrin e Çekisë si vend që ka Presidencën e radhës së BE-së, ajo tha se përfitimet pas këtij momenti do të jenë të menjëhershme.
“Gjëja e parë që do të përfitojë Shqipëria me hapjen e negociatave do të jetë përfshirja e Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Emergjencave Civile për t’u përballur me zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore”.
“Pas Konferencës Ndërqeveritare sot, KE dhe ekipet negociues do fillojnë punën sot dhe shqyrtimi do të jetë hapi i hapë do bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet evropiane”.
“Pika e 2 është që do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. Për shembull, Shqipëria do bashkohet me mbrojtjen civile europiane dhe kjo do rrisë përballjen që Shqipëria duhet të ketë mbi emergjencat civile, tërmetet apo aspekte të tjera të dëmeve të tjera. BE do të jetë aty dhe do mbështesë sa herë do ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen e FRONTEX”.
“Dhe pika e tretë është që përfitimet do vijnë teksa ju do keni rrugën drejt BE. Do ketë rritje të investimeve, do ketë bashkëpunime në fusha kyçe. Do maksimizoni impaktin e fondeve të BE, punësime të reja, mundësi të reja dhe pikërisht për këtë gjë kanë pritur kaq gjatë qytetarëve tuaj”.
“Do t’u drejtohem personalisht, ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion, keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha, në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus ju keni treguar bashkëpunimin tuaj me vlerat evropiane”, tha Presidentja e KE-së.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...






























