Kurti pret dy ambasadorë në zyrën e tij, tregon çka biseduan
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 18 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, shkruan Express.
Sipas Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë, Kurti me dy ambasadorët ka diskutuar rreth iniciativës për krijimin e Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
ZKM ka njoftuar se në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, z. Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, znj. Elizabeth Gowing.
“Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët diskutuan rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, z. Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, znj. Elizabeth Goëing.
Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës.
Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për ndihmën e OSBE-së gjatë hartimit të koncept-dokumentit të kësaj nisme, si edhe për gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen gjatë implementimit të saj.
Ambasadori Kolly ka uruar për fillim të mbarë të procesit për krijimin e Njësisë dhe ka mirëpritur veprimet e ndërmarra deri tani për krijimin e vendeve të reja të punës brenda Njësisë, si dhe krijimin e grupit punues brenda Zyrës së Kryeministrit, që do të merret me hartimin e rregulloreve të reja për Njësinë.
Ambasadori Davenport ka përgëzuar kryeministrin për interesimin dhe angazhimin e tij personal për të siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ai e ka mirëpritur punën e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit dhe të arriturat e deritanishme.
Gjithashtu, ambasadori Davenport e ka lavdëruar hapjen e Programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, si shembullin e vetëm në rajon ku studiohen gjuhët e Ballkanit, e që sipas tij, është mundësi shumë e mirë për trajnimin e kuadrove të ardhshme të përkthimit cilësor nga studentët që studiojnë gjuhën shqipe dhe ata që studiojnë gjuhën serbe
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...