Lajme

Haxhiu: Kaq pak punë e kaq shumë korrupsion s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 17 July 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar qeverinë e vendit për korrupsion e nepotizëm.

Sipas tij, për një vit e gjysmë në asnjë qeveri të mëparshme, nuk ka pasur kaq pak punë e kaq shumë korrupsion.

“Qeveri që legjitimon paaftësinë, nepotizmin dhe mbron të korruptuarit, kaq pak punë kaq shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë nuk ka pas në asnjë qeveri deri më sot”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

-Advertisement-

Ai tha se kjo qeveri paaftësinë mundohet ta shesë si vlerë.

“Qeveri hipokritësh që paaftësinë mundohen ta shesin si vlerë… Sa herë që po procedohet Projektligji për Trustin në Kuvend, qeveria del me propozime pa efekt në tejkalimin të krizës ekonomike”, ka shkruar tutje.

Haxhiu tha se në periudhën kur e ka dorëzuar Projektligjin për Trustin, kryeministri Kurti me urgjencë ka ndarë 100 euro, siç tha ai, lëmoshë për qytetarët.

“Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30 për qind të trustit mori mbështetje të madhe, iniciatorët dhe vullnetarët e peticionit për trustin, dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri. A duhet trusti dhe qytetarët ta aktivizojnë qeverinë, apo qeveria duhet të jetë aktive në shërbim të qytetarëve?!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera