BE-ja reagon pas njoftimit për hapjen e televizionit Russia Today në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 15 July 2022
Bashkimi Evropian pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, tha Komisioni Evropian për Radion Evropa e Lirë, në lidhje me njoftimet jozyrtare në mediat serbe se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.
Serbia pritet që të respektojë vendimet e Bashkimit Evropian, ndër të cilat është kufizimi i transmetimit të televizionit shtetëror rus, Russia Today (RT), thuhet në reagimin e 15 korrikut.
“RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Perer Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.
Si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës në mars të këtij viti, Brukseli pezulloi transmetimin e mediave ruse Sputnik dhe RT/Russia Today.
Që nga marsi i vitit 2012, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, dhe në përputhje me rrethanat, ka obligim të ndjekë vendimet e Brukselit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.
Disa media në Serbi njoftuan më 14 korrik se RT planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.
Russia Today nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it, nëse kjo është e vërtetë./REL/
Të tjera
-
Dyshohet se sonte mbeti i vrarë një nga anëtarët më me ndikim në grupin e Capave
Në përplasjen e sontme të armatosur mes dy grupeve, ka mbetur i vrarë një per...
-
Përkeqësohet gjendja e një të plagosuri tjetër, pritet të futet në operacion
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një...
-
Ky është personi që dyshohet se mbeti i vrarë në konfliktin mes Sekiraqëve dhe Capave
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një...
-
Ky është personi që u vra sonte në Prishtinë
Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave me armë sonte në rrugën “Gazmend...
-
Robert Llumnica mbetet rëndë i plagosur nga të shtënat me armë në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjEn Aktash. Një...
-
Zbulohen emrat e pesë personave që u plagosën sonte në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjEn Aktash. Një...
-
“Një i shtrirë në QKUK me antiplumb”, një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat me armë mes Sekiraqëve dhe Capave
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një...
-
Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht sonte në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një...
-
Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen...
-
E rëndë: Vɗes një person pas të shtënave në Aktash
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen...
-
Unaza e Çeliktë’ e Policisë aktivizohet pas plagosjes së katër personave në Prishtinë
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen...
-
Raportohet për të shtëna në Aktash, Policia del në vend të ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën mbrëma në rrugën “Gazmend Zaj...