Fitore Pacolli e hupë kontrollin, i kërkon Qeverisë e Kuvendit të marrin masa ndaj mediave
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 14 July 2022
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka pushtetin absolut sot në Kosovë, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.
Siç pretendon Pacolli në fjalën e saj në Kuvend, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe në ato online, raporton Gazeta Express.
Teksa ka përmendur si burim të fjalëve të saj këtë raport të Parlamentit Evropian, Pacolli ka kërkuar vëmendjen e Kuvendit dhe të Qeverisë për të marrë masa dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave si dhe indetifikimin e pronësisë së mediave në Kosovë.
“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën./GazetaExpress/
Të tjera
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...
-
KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit
Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta...
-
Vrasja e liderit të Hamasit hap ‘perspektivë të re’ për armëpushim, thotë Josep Borrell
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Josep Borrell tha të shtunën se vras...
-
Deputetja Krasniqi: Kurti dhe Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë ...