Lajme

Aliu: E kemi bërë një hap tejet të rëndësishëm në dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 14 July 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, duke thënë se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar.

Sipas tij, ka një progres. Ai përmendi faktin e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë më njohje reciproke.

“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur këtë si qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu.

-Advertisement-

Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.

“Takime mes kryeministrit Kurti me Lajçak, për një përpjekje për marrëveshje ka dhe do të ketë, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, tha Aliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera