Këshilli Prokurorial i Kosovës reagon ndaj kryeprokurorit Buzhala: Konkursi do të kthehet në pikën zero
Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 13 July 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka reaguar pas raportimit në media se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë.
Në reagim thuhet se KPK, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.
Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent dhe, në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, thuhet në reagim.
Po ashtu, edhe U.D Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, njofton se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero.
Për më tepër, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi”, thuhet tutje në reagimin e KPK-së.
Ndryshe, ndaj kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala ka reaguar edhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Të tjera
-
PDK në Prishtinë: Me planin e Kalabrisë po provohet të përsëritet rasti Badoci
Nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati ka thënë se kjo parti nuk ka votë pë...
-
Haradinaj për Ditën e Dëshmorëve: Deçani vend i shumë patriotëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Shtatë të arrestuar, mbyllet përfundimisht grupi ‘Albkings’
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi në një k...
-
Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Delfin Pllana është emërua...
-
Ministria e Financave del me paralajmërim për pensionistët: Kujdes nga lajmet e rreme për skemat pensionale
Ministria e Financave ka paralajmëruar pensionistët lidhur me lajmet e rreme...
-
Lipjani, Drenasi, Ferizaj e Prizreni, komunat më transparente për vitin 2023
Instituti Demokratik I Kosovës, e ka shpallur Lipjanin, Drenasin, Ferizajn dh...
-
Edhe një vajzë e arrestuar, si administratore e grupin famëkeq shqiptar “AlbKings”
Prokuroria Themelore e Prishtinës ditën e sotme ka mbajtur konferencë për med...
-
Zbulohen ar*më dhe apartuara për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok
Një incident ka ndodhur në Zubin Potok, ku një mashkull kosovar është shoqëru...
-
Mbyllet përfundimisht grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar deri tash
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka bërë ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak kuorumi
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe ...
-
Publikohet numri i shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani që nga 2019-ta
Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës t...
-
Me masa mbrojtëse fillon dëshminë dëshmitari 69-të
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë tij, dëshmit...