Paralajmërohet shtrenjtimi i biletave në autobusët e Trafikut Urban
Autori: Gazeta inFokus
08:39 | 12 July 2022
Ani pse do të rritet kapaciteti i autobusëve në ”Trafiku Urban”, këta të fundit kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve të biletave.
Nga kjo ndërmarrje kanë thënë për Front Online se biletat për udhëtarët do të ngritën për 0,10 cent më shumë.
Sipas tyre, kjo rritje e biletave po vie pas ngritjeve të çmimeve të derivateve.
“Se bashku me organet ekzekutive komunale jemi duke e analizuar gjendjen e krijuar pas ngritja se çmimit te derivateve si dhe kërkesën e BERZH për ngritje te çmimit te biletës nga 0.40 cent ne 0.50 cent”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban për Front Online.
Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se 51 autobusët që janë në dispozicion operojnë në 7 linja të ndryshme të kryeqytetit.
“Ju njoftojmë se flota e autobusëve e “Trafiku Urban” është e përbërë prej 51 autobusëve dhe ofrojmë shërbim me kapacitet të plotë në 7 linja te përcaktuara me vendim nga komuna e Prishtinës. Ndërmarrja ka staf profesional dhe te mjaftueshme për ofrim të shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në përgjigje.
Stacionet e bllokuara nga taksitë ilegale, mungesa e shiritit për qarkullim të autobusëve janë disa nga sfidat kryesore të kësaj ndërmarrjeje.
“Sfidat kryesore i bartin shoferët e autobusëve te cilët hasin ne probleme te shumta ne komunikacion, në mungesë të shiritit të veçantë për qarkullim të autobusëve, në stacione te uzurpuara nga taksistët ilegal e qe na pamundësohet ofrimin i shërbimit cilësor ndaj qytetarëve, si dhe mungesa e sinjalizimit për vend ndalje të autobusëve në linjën”, kështu kanë deklaruar për Front Online nga ”Trafiku Urban”.
Ndryshe, numri i autobusëve që u blenë nga ish-kryetari i komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti herën e fundit ishte 21, në 2018-ën.
Ahmeti pati thënë se nëpërmjet këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij, për 80 autobusë në pronësi publike,

T� tjera
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...

































