Rozë

Çifti ka 19 vite diferencë, por fansat i ngatërrojnë për babë e bijë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 11 July 2022

Një shprehje thotë se “dashuria e vërtetë nuk njeh moshë” dhe një çift nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vërteton më së miri këtë.

Edhe pse kanë 19 vite diferencë dhe njerëzit i marrin për babi me vajzën, ata e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre.

Emily Downing është një infermiere dhe ka krijuar një romancë dashurie me Michael Justin, model.

-Advertisement-

Ata kanë dy vite së bashku dhe kanë vendosur që udhëtimin e tyre të marrëdhënies ta ndajnë në rrjetin social “TikTok.

E teksa shumë ndjekës i mbështesin ata, ka të tjerë që i kritikojnë dhe nuk i kuptojnë.

Emily së fundmi ka publikuar një klip të shkurtër në “TikTok” ku shprehet: “Ju shtohen pesë vite në jetën tuaj sa herë që dikush ju pyet nëse i fejuari juaj është babai”.

Downing dhe Justin janë fejuar së fundmi dhe në rrjetet sociale nuk ngurrojnë që të tregojnë se sa të lumtur janë.

E teksa ndjekësit shohin postimet e tyre, ka disa që e vënë në dyshim këtë lumturi dhe kjo për shkak të diferencës së madhe në moshë.

“Nëse dëshironi fëmijë aq të rinj sa jeni… bëjeni shpejt. Ai nuk është duke u rinuar”, u ka komentuar dikush.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy